Maqedoni

Armata e Maqedonisë së Veriut, shënohet dita e Bazës logjistike

20.05.2024 14:06

Baza logjistike e Armatës së Maqedonisë së Veriut, me solemnitet ushtarak ka shënuar ditën e njësisë

Baza logjistike e Armatës së Maqedonisë së Veriut, me solemnitet ushtarak ka shënuar ditën e njësisë, njësi kjo e formuar nga themelimi i forcave të armatosura. Baza logjistike ndryshe është kyçe për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe ekzekutimin e mbështetjes logjistike për komandat dhe njësitë e ushtrisë. Mundëson aktivitetet e përditshme të ushtrisë, nga transporti, furnizimi, mirëmbajtja, riparimi, mbështetja mjekësore, ushtrimet ushtarake dhe misionet e ndryshme. 
 
“Shpërndarja e shpejtë dhe në kohë e forcave të armatosura nënkupton edhe mbështetje logjistike efektive dhe gjithëpërfshirëse, e cila është jetike për përmbushjen me sukses të qëllimeve operative të njësive luftarake.”, - deklaroi koloneli i Bazës logjistike, Muharem Muharemi.
 
Zëvendësministri i Mbrojtjes potencoi se roli i kësaj njësie është shumë i rëndësishëm në ballafaqimin me krizat e ndryshme dhe si ministri do të vazhdojnë të sigurojnë mjete për funksionimin e saj.
 
“Në mënyrë aktive kjo njësi ka kontribuar si në vend ashtu edhe jashtë kufijve të shtetit. Kontributin qe e jep kjo bazë është kruciale në drejtim, për ballafaqim të suksesshëm me sfidat. Gjithmonë kur është e nevojshme, njësitë e armatës janë të parët për t’i ndihmuar banorët, por edhe institucionet e tjera të shtetit në gjendje krize.”, - theksoi zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga.  
 
Baza logjistike siguron ndihmë edhe gjatë ndodhive të ndryshme, të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësitë e shkaktuara nga faktori njeri. 
 
GAZMEND KURTISHI