Botë

Situata në Ukrainë, vazhdojnë konfrontimet mes palëve

20.05.2024 16:58

Viktima dhe të lënduar në Varkov dhe në fshatrat përreth, si pasojë e sulmit rus....

Viktima dhe të lënduar në Varkov dhe në fshatrat përreth, si pasojë e sulmit rus. Presidenti ukrainas, Zelenski, thotë se janë të pozicionuar mirë dhe në mënyrë efikase po mbrojnë vendin. Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar të gjithë 29 dronët kamikazë, me të cilën Rusia e sulmoi Harkivin mëngjesin e së hënës. Ndërkaq, zyrtarët rus pretendojnë se kanë rrëzuar 103 dronë ukrainas. Zelenski, me thirrje ndaj partnerëve perëndimor, për të dërguar sistem mbrojtës ajror shtesë.
 
“Fokusi ynë kryesor është në të gjitha fushat luftarake në tërë vijën e mbrojtjes. Gjatë javës së kaluar kemi siguruar pozicione më të fuqishme në rajonin e Harkivit. Okupatori nuk arriti ta mbërrijë qëllimin e tij që ta dobësojë Ukrainën nga Harkivi dhe rajonet e Donjeckut. Ushtarët, oficerët i plotësojnë fuqishëm rregullat e luftës dhe mbajnë pozicionet tona.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Këtë pranverë, Rusia i ka rritur sulmet me dronë dhe raketa nëpër Ukrainë, duke i shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës së saj energjetike.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU