Siberi, 15 të vdekur si pasojë e zjarrit
Në rajonin rus të Siberisë, 15 persona kanë humbur jetën nga zjarret që kanë përfshirë 1200 shtëpi në disa qyteza dhe fshatra...

Mikhail Malgin, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë për rajonin e Siberisë, ka thënë sot se 78 persona mbesin duke u trajtuar në spital, tetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Ministria e Shërbimeve Emergjente, përmes faqes së internetit të saj ka njoftuar se të gjitha zjarret në këtë rajon janë shuar sot në mëngjes.
“Shtëpia jonë ka qenë njëra nga të parat që i kaploi zjarri, ndërsa më pas zjarri kaploi edhe shtëpitë tjera”- tha një banore e Siberisë.
“Gjithë natën kemi sjellë ujë për t;i shpëtuar shtëpitë, por zjarri përhapej shumë shpejtë”- theksoi banor i Siberisë.
“Gjithçka është djegur, më nuk kemi asgjë”- potencoi një banore e Siberisë.
Sipas raportimeve mediale ruse, 1205 shtëpi në 38 qyteza dhe fshatra janë djegur.
Zjarri thuhet të jetë përhapur nga një person që digjte ilegalisht barin.
Zjarret e nxitura nga njerëzit janë problem serioz në rajonin rus të Siberisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
