Maqedoni

Parashikimi i motit

21.05.2024 09:02

Maqedonia e Veriut do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites...

Maqedonia e Veriut do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të dendura të shiut dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 10°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 27°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë jostabil dhe me reshje të dendura. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.