Maqedoni

Shkup, sanksionohen 108 shoferë

21.05.2024 09:09

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 sanksione.
 
Trembëdhjetë gjoba janë shqiptuar për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim she apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.