Vendet e BE-së në kufi me Rusinë kërkojnë mbrojtje nga NATO
Ministrat e Mbrojtjes të Suedisë, Finlandës, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës përmes një artikulli të botuar në një gazetë kanë thënë se Evropa veriore duhet të përgatitet për kriza të mundshme apo incidente për shkak të Rusisë...

Finlanda, e cila gjendet në kufi me Rusinë, dhe Suedia nuk janë anëtare të NATO-s, por ato e kanë rritur bashkëpunimin me aleancën trans-atlantike. Ngjashëm është shprehur edhe presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves, i cili ka bërë thirrje për një forcë të përhershme të NATO-s, të stacionuar në vendin e tij. Ilves i ka thënë gazetës britanike, “Daily Telegraph”, se Estonia është “pjesë e një grupi të vendeve që përmenden në mënyrë kërcënuese” nga Rusia.
Një ekip i këmbësorisë amerikane me 150 ushtarë momentalisht përbën të vetmen prani të NATO-s në Estoni, por ky grup ushtarësh nuk është forcë e përhershme në këtë vend. NATO është zotuar për krijimin e një task force prej 5 mijë ushtarësh dhe krijimin e qendrave komanduese në gjashtë ish republikave sovjetike, përfshirë edhe një në Estoni.
Por, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se afrimi që po vërehet kohëve të fundit i Suedisë dhe Finlandës me NATO-n përbëjnë “shqetësim serioz” për Rusinë. (Rexhep Qamili, TVM2)
