Botë
Sulmet ruse në Harkiv, disa persona të plagosur
21.05.2024 11:51
Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin Harkiv në verilindje të Ukrainës...

Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin Harkiv në verilindje të Ukrainës mëngjesin e së martës, duke i plagosur katër njerëz dhe duke shkaktuar dëme, njoftuan zyrtarët rajonal.
“Sa i përket sulmit të mëngjesit, cak ishte një objekt infrastrukturor.”, tha kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov.
Edhe guvernatori i këtij rajoni, Oleh Synyehubov, tha në Telegram se një objekt infrastrukturor është dëmtuar, duke shtuar se mbetjet e dronëve të rrëzuar dëmtuan disa shtëpi private në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Mëngjesit e së martës u lëshuan sirena në gjithë Ukrainën, për paralajmërimin e sulmeve ajrore. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar 28 prej 29 dronëve, me të cilat Rusia kreu sulme gjatë natës në shtatë rajone të vendit. Dy dronë të rrëzuar në rajonin Dnipropetrovski, një objekt, por nuk u raportua për viktima, tha guvernatori i këtij rajoni. Tre dronë të llojit Shahed u rrëzuan në rajonin Herson, ndërsa 14 të tjerë u rrëzuan në rajonin Odesa, tha ushtria ukrainase.
