Maqedoni
Në vitin 2023 qytetarët me ankesa rekorde për diskriminim në punë dhe sigurime shëndetësore
21.05.2024 13:50
Në vitin 2023 në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ka arritur një numër rekord i ankesave...

Në vitin 2023 në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ka arritur një numër rekord i ankesave. Qytetarët më së shumti janë ankuar për diskriminim në marrëdhëniet e punës, sigurimet shëndetësore, strehimin, arsimin, drejtësinë, informimin publik dhe mediat, të drejtën për tubim publik, punën e këshillit komunal, sportin, anëtarësimin në shoqatat e qytetarëve dhe qasjen në mallra dhe shërbime.
“Pas përfundimit të procedurës tek ne, ne më pas mbulojmë kërkesën për fillimin e procedurës për kundërvajtje, nëse kemi konstatuar diskriminim dhe diskriminuesi nuk ka vepruar. Mendoj se kemi 19 kërkesa të tilla, por çfarë ka bërë gjykata më pas, a ka iniciuar procedura kundërvajtëse ose jo, kjo është jashtë juridiksionit tonë ligjor. Nganjëherë ne marrim njoftim në lidhje me rezultatin e procedurës, nganjëherë jo. Në përgjithësi, ngelet përqindja e lartë e zbatimit të rekomandimeve të komisionit, e cila është ende mbi 70 për qind.”, - deklaroi kryetari i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Igor Jordanovski.
Duke vepruar sipas parashtresave të dorëzuara, Komisioni ka dhënë 59 mendime, prej të cilave 21 me formë më të rëndë të diskriminimit. Ndryshe nga viti i kaluar, në vitin 2023, parashtresat për diskriminim në bazë nacionale dhe etnike janë ulur, ndërkaq janë rritur për besimin politik, statusin social, orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
FITIM KRYEZIU
