Botë

Egjipt: Shoferi humb kontrollin, autobusi zhytet në ujë, të paktën 10 viktima

21.05.2024 18:45

Të paktën 10 persona humbën jetën, pasi shoferi i një autobusi që transportonte punëtorë...

Të paktën 10 persona humbën jetën, pasi shoferi i një autobusi që transportonte punëtorë humbi kontrollin dhe përfundoi në Nil, në veri të Kajros.
 
Zëdhënës i ministrisë egjiptiane të shëndetësisë, Hossam Abdelgafar , tha se aktualisht raportohet për 10 viktima por frika se numri mund të rritet në vijim është e lartë.
 
“Numri i të vdekurve është dhjetë deri me tani, por  mund të rritet ne vijim,” tha ai.