Maqedoni
Parashikimi i motit
22.05.2024 09:02
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme...

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime. Në pjesët lindore të vendit do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 18°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 29°C.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, periudha dielli dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat minimale do të ulen deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 27°C.
Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë mot stabil, ndërsa gjatë fundjavës priten reshje të reja.
