Botë

Tornado në Ajova të ShBA-së, shumë viktima dhe dëme materiale

22.05.2024 09:14

Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën....

Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën, duke vrarë shumë njerëz dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.

“Kjo tornado e ka shkatërruar një pjesë të madhe të kësaj qyteze.”, tha Aleks Dinkla, zëdhënës i policisë në Ajova. “Mund të konfirmojmë se ka shumë viktima nga kjo tornado.”, shtoi ai.
 
Dinkla nuk tregoi numrin e saktë të viktimave dhe tha se numri nuk mund të dihet para të mërkurës. Së paku dhjetëra njerëz në Grinfild, një qytezë me rreth 2.000 banorë, u lënduan nga stuhia, tha Dinkla. Për shkak se spitali i qytezës kishte pësuar dëme nga stuhia, të lënduarit u dërguan në spitalet e qytezave në afërsi për shërim. Guvernatorja e Ajovës, Kim Rejnolds, tha se do ta vizitojë Grinfildin të mërkurën.
 
“Derisa është shumë herët të dihet ndikimi i stuhisë, përgjigjet do të vijnë orët dhe në ditët në vijim.”, tha ajo.
 
Shërbimi Kombëtar i Motit i ShBA-së kishte bërë disa paralajmërime për tornado për shumicën e Ajovës dhe për disa shtete në afërsi të martën.