Maqedoni
Zgjedhjet parlamentare, rivotohet në shtatë vendvotime, të gjitha janë hapur në kohë
22.05.2024 09:25
Sot votohet në gjithsej shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 për zgjedhjet parlamentare....

Sot votohet në gjithsej shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 për zgjedhjet parlamentare. Rivotimi do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 në Krushevë, 1202 gjithashtu në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 në Dollnen, 1470/1 gjithashtu në Dollnen, si dhe në 1844 në Strugë. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4.521 votues.
Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur katër vendvotimet në komunën e Dollnenit dhe dy në komunën e Krushevës, në të cilat do të bëhet rivotim. Gjithashtu është hapur edhe vendvotimi në komunën e Zhelinës, pas vendimit të KShZ-së që në këto shtatë vendvotime të ketë rivotim.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin e 8 majit në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative. KShZ-ja i ka ndryshuar gjithashtu edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.
Gjatë ditës së djeshme, në këto vendvotime kanë votuar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personave që janë duke vuajtur dënimin me burg dhe personat që janë të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar.
