Botë

Zelensky: Trupat ukrainase po bëjnë përparim në verilindje, por situata ngelet e vështirë

22.05.2024 10:53

Trupat ukrainase që luftojnë Rusinë në rajonin verilindor të Kharkivit po bëjnë përparim “të prekshëm”...

Trupat ukrainase që luftojnë Rusinë në rajonin verilindor të Kharkivit po bëjnë përparim “të prekshëm”, por situata në zona të tjera të vijës së frontit është e vështirë.
 
Kështu tha presidenti Volodymyr Zelensky. “Në rajonin e Kharkiv, forcat tona po shkatërrojnë pushtuesin, rezultatet janë të prekshme”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.
 
Megjithatë ai paralajmëroi se situata në frontin lindor pranë qyteteve Pokrovsk, Kramatorsk dhe Kurakhove mbetet “jashtëzakonisht e vështirë në këtë kohë. Shumica e betejave po zhvillohen atje tani”, tha ai.