Maqedoni
Rivotohet në fshatin Llarcë të Zhelinës, procesi po zhvillohet pa probleme
22.05.2024 11:22
Në vendvotimin numër 2101 në fshatin Llarcë, në komunën e Zhelinës...

Në vendvotimin numër 2101 në fshatin Llarcë, në komunën e Zhelinës, po rivotohet për zgjedhjet parlamentare në kuadër të njësisë zgjedhore 6, pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin e mbajtur më 8 maj. Nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Zhelinë informojnë se me kohë ka filluar votimi, në orën shtatë.
“Votimi filloi saktë në orën shtatë dhe po zhvillohet pa asnjë problem. Normal funksionon aparati për identifikim dhe votimi po zhvillohet.”, deklaroi Bujar Sulejmani, kryetar i KKZ-së Zhelinë.
Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 993 qytetarë. Më 22 maj të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 48 për qind e votuesve të regjistruar, megjithatë 479 persona prej të cilëve nëntë kishin fletëvotime të pavlefshme.
