Maqedoni

Rivotimet në Strugë dhe Ohër filluan në kohë, procesi vijon pa pengesa

22.05.2024 11:33

Ka filluar me kohë rivotimi në Strugë dhe Ohër...

Ka filluar me kohë rivotimi në Strugë dhe Ohër, ku kryhet rivotim në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare.
 
Zëvendëskryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Strugë,  Despina Vllaqevska tha se vendvotimi është hapur në ora 07:00 dhe se votimi vijon pa pengesa. Në këtë vendvotim 1844, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 755 votues, dy prej të cilëve të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar dje në burgun e Shkupit. Votimi në vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit, ku po përsëriten zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj po zhvillohet pa probleme. Siç informojnë nga KKZ-ja, vendvotimi është hapur me kohë dhe procesi zgjedhor është duke vazhduar sipas procedurave.
 
Sipas Listës së vetme zgjedhore, në atë vendvotim janë gjithsej 711 zgjedhës, nga të cilët në zgjedhjet parlamentare të 8 majit kanë votuar 433 persona, gjegjësisht 60.9 për qind e trupit votues.