Maqedoni
Rivotimi në 4 vendvotime në Dollnen, po votohet që nga ora 07:00 e mëngjesit
22.05.2024 14:59
Në dy vendvotimet në Dollnen dhe dy në Krushevë votimi po zhvillohet pa pengesa....

Në dy vendvotimet në Dollnen dhe dy në Krushevë votimi po zhvillohet pa pengesa. Të drejtë vote në vendvotimet në Debreshtë të Dollnenit kanë 1.290 votues, ndërsa në dy vendvotimet në Buçin dhe Jakrenovë të Krushevës të drejtë vote kanë 776 votues.
“Në këtë vendvotim ka të regjistruar 658 votues. Votimi ka filluar në kohë në orën 07:00. Nuk janë evidentuar probleme.”, - deklaroi zëvendës kryetar i vendvotimit në Debreshtë, Satkija Miftaroski.
“Në këtë vendvotim ka 632 votues, deri tani gjithçka është në rregull.”, - theksoi nënkryetarja e vendvotimit në Debreshtë, Arineta Qerimi.
“Votimi po zhvillohet pa pengesa. Të gjithë votuesit e regjistruar në regjistrin votues mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.”, - u shpreh kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Dollnen, Ivan Nineski.
Të martën kanë votuar 9 persona të pafuqishëm apo të sëmurë në Dollnen dhe 24 në Krushevë.
FLORIJE KAMBERI
