Maqedoni

Rivotimi në 2 vendvotime në Ohër dhe Strugë, po votohet pa probleme dhe ankesa

22.05.2024 15:33

Rivotimi në dy vendvotimet në qytetet e Ohrit dhe Strugës tani për tani po zhvillohet pa pengesa...

Rivotimi në dy vendvotimet në qytetet e Ohrit dhe Strugës tani për tani po zhvillohet pa pengesa. Nuk ka pasur ankesa apo probleme teknike, njoftojnë komisionet komunale. Në vendvotimin në Strugë, të drejtë vote kanë 750 votues, ndërsa në Ohër 711 votues. 
 
“Rivotimi në vendvotimin 1272 deri më tani po zhvillohet pa pengesa, në atmosferë të qetë dhe korrekte. Shpresojmë se kështu do të vazhdojë deri në orën 19:00.”, - theksoi kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Ohër, Antigona Sionov.
 
Edhe në vendvotimin në Ohër edhe në atë në Strugë vërehet rritje e interesimit të qytetarëve për të votuar në krahasim me zgjedhjet e 8 majit. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI