Maqedoni

Gjykata Themelore Penale, Ixhet Memetit iu konfiskua pasaporta

23.05.2024 12:54

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit...

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot ka caktuar masën e sigurisë për Ixhet Memetin, i dyshuar në hetimin lidhur me marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm,  ndikim në të cilin është i përfshirë edhe gjyqtari suprem, Nake Gjeorgjiev.
 
Sipas vendimit të Gjykatës Penale, Memeti ka për obligim që herë pas here të paraqitet në gjykatë dhe i  janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit për dalje nga kufiri. I dyshuari Memeti ka thënë sot para Penales se është në interes të të gjithëve që procedura të përfundojë sa më shpejt. 
 
“Çdo gjë që do të flasim do t’i pengojmë procesin. Unë i njoh të gjithë, edhe prokurorët dhe gjyqtarët, por për kësi gjërash dhe për këtë rast nuk kam biseduar dhe ju lutem t’ua lëmë organeve.”, - deklaroi nënkryetari i Këshillit të Prokurorëve, Ixhet Memeti. 
 
Nake Georgiev dyshohet se ka marrë 10 mijë euro për të siguruar rrethana lehtësuese për të akuzuarin. Georgievi është kapur duke i marrë 10 mijë euro djalit të ish-kryetarit, Boro Stojçev, pasi i ka premtuar se do t'i kryejë punët për rastin "Çibuk", në të cilin akuzohet ish-kryetari i Novosellës.
 
Memeti nuk ka qenë në vendngjarje, por dyshohet se ka qenë garanci se do të ndikojë te prokurori që e ka trajtuar çështjen.
 
GAZMEND REXHEPI