Maqedoni
Kovaçevski dorëhiqet nga posti i kryetarit të LSDM-së
23.05.2024 13:16
Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LSDM-së...

Si kryesia e partisë dhe unë kemi përgjegjësi, ashtu si të gjithë zyrtarët e emëruar dhe të zgjedhur, përfshirë të gjithë zyrtarët e partisë në nivel lokal dhe qendror. “Askush nuk është realisht pa përgjegjësi.”, thuhet në letrën e dërguar nga Dimitar Kovaçevski organeve partiake të partisë.
Ai shton se opinioni publik është formuar në zgjedhjet e fundit lokale, por më pas partia nuk ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk ka gjetur arsyet e disfatës. LSDM-ja do të duhet të shikojë mirë nga brenda, të mendojë se çfarë kemi bërë dhe cilat janë rezultatet dhe dobësitë në katër vitet e fundit, ndoshta edhe në shtatë vitet e fundit.”, shton Kovaçevski.
Në periudhën e ardhshme do të duhet të mbahen zgjedhje në LSDM për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, potencoi Kovaçevski.
