Botë

Rusia: Rrëzuam dronë dhe raketa ukrainase

23.05.2024 14:00

Mbrojtja e Rusisë, të enjten tha se kundërajrorët rusë e kanë zmbrapsur një sulm të madh ukrainas...

Mbrojtja e Rusisë, të enjten tha se kundërajrorët rusë e kanë zmbrapsur një sulm të madh ukrainas me raketa dhe dronë në rajonin kufitar Belgorod.
 
Guvernatori i Belgorodit, Cyaceslav Gladkov, tha se nuk ka viktima nga ky sulm, por shtoi se u dëmtuan kampe fëmijësh nga rënia e mbetjeve të dronëve dhe raketave të rrëzuara.
 
Nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur pretendimet e Rusisë për këtë sulm. Qytetet në pjesën perëndimore të Rusisë janë përballur me sulme të vazhdueshme me dronë prej majit 2023. Për këto sulme, zyrtarët rusë e kanë fajësuar Kievin.
 
Zyrtarët ukrainas nuk marrin asnjëherë përgjegjësi për sulme në territorin rus apo në Gadishullin e uzurpuar të Krimesë. Rajoni i Belgorodit në veçanti ka qenë cak i sulmeve të mëdha. Në dhjetor 2023 u vranë 25 njerëz nga një sulm në qendër të qytetit Belgorod.