Maqedoni

Seancë e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Kovaçevski konfirmoi tërheqjen nga posti Kryetar i LSDM-së

23.05.2024 15:46

Rezultati i dobët në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, e më pas edhe i zgjedhjeve parlamentare...

Rezultati i dobët në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, e më pas edhe i zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, ka bërë që në Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë të vijnë dorëheqjet e shumta të të gjitha organeve partiake të kësaj partie, ndërsa e fundit ishte edhe e vet kryetarit të kësaj partie, Dimitar Kovaçevski, i cili ka bërë thirrje organeve të partisë, që menjëherë të thirrin Kongres të partisë, më qëllim riorganizimin e brendshëm partiak.
 
Ndërsa vetëm para pak çastesh edhe Këshilli Ekzekutiv i partisë mbajti seancën e 23-të ku mori disa vendime të rëndësishme. 
 
“Presidenti Dimitar Kovaçevski në seancë konfirmoi tërheqjen nga posti i kryetarit të LSDM-së dhe inicioi thirrjen e Kongresit të përgjegjshëm. Në bazë të nenit 68 të Statutit dhe tërheqjes së kryetarit të partisë, Këshilli Ekzekutiv ka konstatuar se fillojnë të rrjedhin afatet statutore për organizimin e zgjedhjeve të reja të drejtpërdrejta brenda partisë për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së. Këshilli Ekzekutiv ngarkon këtë Komision, në bazë të Statutit të Partisë, të propozojë një rregullore me orar të propozuar për zbatimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brenda partisë gjatë muajit qershor në një procedurë transparente dhe demokratike. Sipas të njëjtëve Këshilli Ekzekutiv mori vendim për formimin e Grupeve Punuese për regjistrimin aktiv të anëtarëve për votim në zgjedhjet e drejtpërdrejta brenda partisë, si dhe për organizimin e Kongresit të përgjegjshëm të LSDM-së, në pajtim me Statutin.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Këshilli Ekzekutiv të LSDM-së. 
 
Në fund anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, si dhe anëtarët e kryesisë së LSDM-së, zëvendëskryetarja e partisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, po ashtu dorëzuan dorëheqjet nga pozitat e tyre. Në të njëjtën kohë, sipas dorëheqjeve të paraqitura, thirren edhe anëtarët e Këshillit Qendror që të ndjekin shembullin si akt moral përgjegjësie.
 
Me tërheqjen e kryetarit të LSDM-së, të gjithë kryetarët e Këshillave Komunal dhe kryetari organizativ i qytetit janë në dorëheqje, për faktin se të njëjtit janë emëruar nga kryetari i partisë, ndërsa funksionin e tyre do ta kryejnë deri në zgjedhjen e të rinjve.
 
FITIM KRYEZIU