Botë

Presidentja e Sllovenisë viziton Shqipërinë, Sllovenia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

23.05.2024 17:14

Me vlerësimin për përparimin e Shqipërisë, veçanërisht në drejtësi, presidentja e Sllovenisë...

Me vlerësimin për përparimin e Shqipërisë, veçanërisht në drejtësi, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, shprehu mbështetjen për integrimin në BE.
 
Në konferencën e përbashkët me presidentin, Bajram Begaj, Musar tha se vendi i Shqipërisë është në BE, ndërsa Begaj kërkoi plotësim reformash për të çuar deri në fund ëndrrën evropiane.
 
Edhe situata në rajon mori vëmendjen e krerëve të të dy shteteve.
 
Vizitën zyrtare në Shqipëri, presidentja Pirc Musar do ta mbyllë me ndalesat në disa destinacione turistike.
 
LULJETA NDOKA