Botë

Kinë – Tajvan, përleshje verbale mes Pekinit dhe Taipeit

23.05.2024 17:36

Pas deklaratave të presidentit të sapozgjedhur, Lai, për pavarësi më të madhe për ishullin...

Pas deklaratave të presidentit të sapozgjedhur, Lai, për pavarësi më të madhe për ishullin, Tajvani është i rrethuar nga Ushtria Popullore Kineze. Në ngushticë janë ushtria, marina, forcat ajrore dhe njësitë raketore që kryejnë stërvitjen "Shpata e përbashkët" drejtuar kundër aktit separatist të secesionistëve, duke dërguar një mesazh të fortë të ndërhyrjes së jashtme në punët e brendshme të Kinës, thonë nga Pekini.
 
“Populli kinez nuk do të pengohet nga mbrojtja e integritetit territorial. 1.4 miliardë kinezë do t'i rezistojnë separatistëve të Tajvanit. Ata që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit do të dërrmohen nga synimi historik i ribashkimit të Kinës. Ne kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara të ndalojnë së inkurajuari pavarësinë e Tajvanit, përndryshe çdo kërcënim ndaj integritetit dhe sovranitetit tonë do të përballet me një përgjigje të fortë nga pala kineze.”, - deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Uang Uenbin. 
 
Situata, për shkak të turbulencave gjeopolitike planetare, nuk është aspak naive. Në ishull, tajvanezët vlerësojnë se Pekini reagon ndaj njoftimeve për të mbrojtur demokracinë.
 
“Jam rritur me këtë dhe nuk jam më i shqetësuar. Të gjithë e dimë se shanset që Kina të shkojë në luftë kundër Tajvanit janë shumë të pakta. Por ne sigurisht shpresojmë që qeveritë do të komunikojnë për të arritur një zgjidhje ose konsensus.”, - theksoi punonjësi i Hekurudhave të Tajvanit, Riki Chen. 
 
“Me ushtrimet u tregojnë muskuj autoriteteve tona, nuk ka të bëjë me ne. Nëse ka një luftë, ne duhet të planifikojmë se si të arratisemi nga këtu ose si të përballemi me të. Do të shohim kur të ndodhë.”, - tha komercialistja, Candace Chen. 
 
Përleshja verbale e shtuar mes Taipeit dhe Pekinit vazhdon. Zyra e Lait vlerësoi se Kina, me provokimet e saj ushtarake, kërcënon stabilitetin dhe paqen rajonale, pas së cilës Pekini aktivizoi gatishmërinë e shtuar luftarake në ngushticë.
 
BELINDA KOKA ADEMI