Futboll

Kupa e Maqedonisë, fitore historike për Tikveshin

23.05.2024 17:20

Me fitoren 2:1 ndaj skuadrës së Voska Sport, në finale e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll...

Me fitoren 2:1 ndaj skuadrës së Voska Sport, në finale e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadra e Tikveshit ka shënuar rezultat historic pasi fitoi trofeun e parë.  Skuadra nga Kavadari, në këtë finale më shumë e deshi fitoren se sa “liqenasit” dhe pas 90 minutave lojë me merite e ngritën lartë trofeun për triumfin në këtë ndeshje të madhe, që ishte historike për të dyja skuadrat.
 
Tikveshi verën evropiane e siguroi me golat e shënuar nga Kristian Stojkovski në minutën e 41-të, si dhe me atë të brazilianit Luan Silva në minutën e 60 të ndeshjes. Nderin e skuadrës së Voskës në këtë finale e mbrojti Nikolçe Sharkovski në minutën e 77 të takimit.
 
Për Stojkoskin, autor i golit të parë  pwr Tikveshin, ishte ky trofeu i katërt që e fiton në garat e Kupës, pasi më parë dy kishte fituar me Makedonija Gj.P dhe një me Brera. Tani më skuadra e Tikveshit, ka mësuar edhe disa nga emrat e skuadrave kundërshtare të raundit të parë eliminator të Ligës së Konferencës.
 
Në mesin e tyre janë edhe skuadra e Tiranës, Vllaznisë nga Shkodra, Sarejeva si dhe Olimpia e Lublanës. Shorti për eliminatoret e para do hidhet me 18 qershor, ndërsa ndeshjet e para luhen me 11 korrik.