Futboll
Kupat e UEFA-së, Gjimshiti shqiptari parë që fiton ligën e Evropës
23.05.2024 17:21
Atalanta e ka mposhtur Leverkusenin në finalen e Dublinit me rezultatin 3-0...

Atalanta e ka mposhtur Leverkusenin në finalen e Dublinit me rezultatin 3-0 duke siguruar trofeun e parë evropian në historinë e tyre. Me këtë skuadra nga Bergamo, “aspirinave” ua shkaktoi humbjen e parë në këtë sezonë.
Hero i fitores së skuadrës italiane ishte nigeriani Ademola Lookman, që shënoi të gjitha golat e kësaj finale. Në këtë finale dy futbollistët shqiptar Gjimshiti (Atalanta) e Xhaka (Bayer Leverkusen), luajtën për skuadrat e tyre. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ngriti trofeun e Ligës së Evropës, duke u bërë i pari futbollist kuqezi që e fiton këtë kupë. Me këtë disfatë Bayer Leverkusen, mbeti në një trofe evropian të fituar 1988, atëbotë ishte Kupa e UEFA-së, sot Liga e Evropës.
Atalanta për herë të parë luajti në një finale evropiane dhe në të parën fitoi trofe.
