Maqedoni
Rrëshqitje e dheut në aksin rrugor "Prilep-Resnjë, komunikacion është ndërprerë
14.04.2015 09:10
Për shkak të rrëshiqtjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku është ndërprerë sërish...

Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit.
Në aksin rrugor Shkup-Veles shembja e dheut është pastruar dhe komunikacioni është normalizuar. Për shkaqe parandaluese komunikacioni zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 500 metrave, për çka është vendosur komunikacion adekuat dhe sinjalizim me dritë.
Përndryshe, siç njoftoi LAMM, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Në rrugën lokale Gjevgjeli - lokaliteti "Smërdliva voda" në vendin "Dllabok doll" për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi për shkak të shembjeve.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga vendi./mia
