Futboll

Renditja e UEFA: Shkëndija skuadra më e mirë vendore, Atalanta kalon Napolin dhe Juventusin

23.05.2024 17:23

Pas përfundimit të finales së Ligës së Evropës, UEFA ka bërë publike renditjen e skuadrave evropiane...

Pas përfundimit të finales së Ligës së Evropës, UEFA ka bërë publike renditjen e skuadrave evropiane, në bazë të paraqitjeve në Kupat e Europës. Skuadra më e mirë vendore në këtë renditje mbetet edhe më tej Shkëndija e Tetovës (8.000), që mban pozitën e 176  e ndjekur nga Shkupi (7.500) në pozitën e 184.
 
Përpos Shkëndijës dhe Shkupit të gjitha skuadrat tjera shqiptare, në renditjen e fundit të UEFA-së, janë të renditura nën pozitën e 200-të. Kampionët e ri dhe të vjetër të vendit Struga TL me 3.500, mban pozitën e 327. Parizani i Tiranës mban pozitën e 215, ndërsa Drita e Gjilanit është një pozitë më poshtë. 
 
Triumfi në finalen e madhe të Dublinit do të jetë një moment historik për klubin e Atalantës. Skuadra  nga Bergamo, ka kaluar si Napolin edhe Juventusin në renditjen e UEFA-s.  Në mesin e 5 skuadrave më të mira  nuk ka ndryshime dhe atë e kryeson Manchester City, i ndjekur nga Bayern Munich e Real Madridi.
 
Renditja e UEFA-së, tani nuk vlen vetëm sa për statistika po ajo të reflektohet edhe në të ardhmen pasi siç dihet UEFA në kompeticionet e saj vendos grupet në bazë të kësaj renditjeje.