Sportet E Tjera
Konfirmohen pesë normat olimpike të Kosovës
23.05.2024 17:25
Me Botërorin në Abu Dabi përfundoi faza e kualifikimeve olimpike në xhudo...
Me Botërorin në Abu Dabi përfundoi faza e kualifikimeve olimpike në xhudo. Pas mbylljes së këti botërori, janë konfirmuar pesë normat olimpike të xhudistëve kosovarë. Në këtë botëror, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë dhe plotësoi normën olimpike.
Është kjo tjetër e arritur kulmore e ekipit kosovar të xhudos.
"Kosova gjegjësisht Federata e Xhudos përfundoi garën e fundit kualifikuese për Lojëra Olimpike. Konfirmohen pesë norma olimpike për Lojëra Olimpike për federatën tonë", ka shkruar trajneri Kuka.
Normat janë fituar nga Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Laura Fazliu (63 kg), Loriana Kuka (78 kg), Akil Gjakova (73 kg). Të gjithë janë pretendentë për medalje olimpike në Paris.