Maqedoni

Parashikimi i motit

24.05.2024 11:17

Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme....

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Në orët e pasdites pritet jostabilitet i motit me reshje të shkurtra shiu dhe stuhi.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 29°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27°C.