Botë
Beteja për Harkivin vazhdon
24.05.2024 12:02
Kievi ka akuzuar Moskën se po përpiqet të djegë dhe shkatërrojë të gjitha fushat ekzistenciale ukrainase...

Kievi ka akuzuar Moskën se po përpiqet të djegë dhe shkatërrojë të gjitha fushat ekzistenciale ukrainase pasi një sulm rus goditi shtypshkronjën më të madhe të vendit.
“Në sulm u vranë dhe u plagosën një numër i madh njerëzish. Terroristët rusë duan të djegin dhe shkatërrojnë të gjitha sferat e jetës dhe kjo po ndodh vetëm sepse Ukraina ka ende kufizime në mbrojtjen e saj. Ka mungesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore, të cilat janë aktualisht të disponueshme në botë.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës pretendon se në zonën e Harkivit ofensiva ruse është ndalur. Ndërkohë ShBA-ja po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 275 milionë dollarë.
