Botë
Shembja e ndërtesës në Majorka të Spanjës, 4 të vdekur dhe 16 të plagosur
24.05.2024 12:21
Katër persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi një ndërtesë u shemb në një plazh në Majorka të Spanjës....

Katër persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi një ndërtesë u shemb në një plazh në Majorka të Spanjës. Bëhet e ditur se shtatë prej të plagosurve nga shembja e lokalit Medusa janë në gjendje shumë të rëndë.
Siç raportohet, zjarrfikësit janë parë duke u larguar nga ndërtesa me barela, ndërsa ambulancat pritnin jashtë. Policia lokale ka njoftuar se rasti është nën hetime. Edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, tha se ai po e monitoronte nga afër situatën dhe qeveria e tij do të jetë e gatshme të vendosë “të gjitha mjetet dhe personelin” në ndihmë.
“Dua të dërgoj ngushëllimet e mia për familjet e të ndjerëve dhe shërim të shpejtë për të lënduarit.”, tha Sançez.
