Maqedoni

Dita e vëllezërve Kirili dhe Metodi, uron kreu shtetëror, vepra e tyre të vazhdohet

24.05.2024 14:14

Me më shumë aktivitete në vend u shënua 24 maji, Dita e vëllezërve sllav, Shën Kirili dhe Metodi, iluministë...

Me më shumë aktivitete në vend u shënua 24 maji, Dita e vëllezërve sllav, Shën Kirili dhe Metodi, iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës. Ata njihen për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit dhe përhapjen e ortodoksizmit në zhvillimin kulturor të të gjithë sllovenëve. Një delegacion kishtar-shtetëror i kryesuar nga presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, për kremtimin e festës së 24 Majit ndodhen në Romë. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka uruar që veprat e vëllezërve të shenjtë të vazhdojnë të jetë udhërrëfyes moral e shpirtëror  si figura me ndikim që kanë lënë gjurmë në kohën e tyre.
 
“Ja edhe një inspirim se Kirili ka porositur se gjuha është kod për t’u kuptuar, se duhet të kuptohemi, të tentojmë të dëgjohemi dhe të ndihmohemi. Kur vijmë këtu njëri pas tjetrit, a ka dëshmi më të madhe se ai në mendje ka pasur unifikimin e botës mbarësllave. Ata dhe ai u takon të gjithëve dhe ja mendoj se porosia e tij është porosi humane.”, - deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Kryeministri Talat Xhaferi në urimin e tij potencon se festa e sotme e dyfishtë kërkon këmbëngulje dhe besim në shkencë dhe arsim, si shtytës kryesorë të zhvillimit të një shteti bashkëkohorë dhe evropian, ashtu si dëshirojmë dhe synojmë të gjithë të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
 
"Nuk ishte një betejë e lehtë për vëllezërit Kirili dhe Metodi, të cilët në kohën kur kishte vetëm tri gjuhë të privilegjuara, arritën ta sillnin gjuhën sllave në pozitë të barabartë me to. Me këtë fillon të zhvillohet shkrim-leximi bashkëkohor maqedonas. Dhe puna e tyre frymëzuese është dhe duhet të jetë një udhërrëfyes se si mund dhe duhet të punohet në realizimin e qëllimeve të shenjta.”.
 
Xhaferi ka shtuar se si gjenerata të sotme, e sidomos në vitet e fundit, kemi arritur në përpjekjet tona që gjuha standarde maqedonase të jetë e pranuar në mënyrë të barabartë në mesin e gjuhëve zyrtare në Bashkimin Evropian. Urime ka përcjellë edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe liderët e partive tjera politike në vend. 
 
FLORIJE KAMBERI