Maqedoni
Mbi 1.000 persona për një javë janë paraqitur në "Alo doktor"
14.04.2015 09:31
Gjatë shtatë ditëve të kaluara prej 6 prillit deri më dje për këshillë mjekësore në linjën telefonike 02/15 123 janë paraqitur 1.087 persona, kumtoi Shtëpia e Shëndetit Shkup...

Paraqitjet zakonisht janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë së ndryshme, zakonisht për simptoma kardiovaskulare dhe respiratore nga kushtet e ndryshueshme të motit.
Të gjithë atyre personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike u është dhënë ndihmë mjekësore përkatëse përmes këshillave shëndetësore dhe terapisë përkatëse simptomatike.
Siç njoftojnë nga Shtëpia e Shëndetit Shkup, 21 mjekë kanë qenë në dispozicion për këshillë mjekësore, ndërsa telefonatat kanë qenë nga qytetarë prej të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
Në koll qendrën "Alo doktor" çdo ditë prej orës 18 deri në orën 22 për këshilla mjekësore janë në dispozicion mjekët e Institucioneve shëndetësore publike.
Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësojë konsultime mjekësore të drejtpërdrejta në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme.
Për shtatë muaj prej 15 shtatorit 2014 deri më sot në numrin 02/15 123 për këshillë mjekësore janë paraqitur gjithsej 31.652 persona.
