Botë
Stano: BE-ja nuk toleron rrezikimin e sovranitetit të BH-së
24.05.2024 15:47
Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës...

Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës, ka deklaruar zëdhënësi, Petar Stano, pas propozimit të Qeverisë së Republikës Sërpska për t’u ndarë nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Për fat të keq, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla. BE-ja është e qartë dhe kjo është përsëritur disa herë. BE-ja dhe të gjitha vendet anëtare e mbështesin sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës,”, tha Stanoja.
Ai e përsëriti se sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Bosnje e Hercegovinës duhet të ruhet, duke paralajmëruar “pasoja serioze“ për shkelësit e saj.
