Botë
Kosovë, opozita e pakoordinuar për zgjedhje
24.05.2024 16:07
Kuvendi mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit....

Kuvendi mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit. Një gatishmëri e tillë është shprehur nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, partitë opozitare mbeten të ndara në qëndrimin nëse dëshirojnë apo jo Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Derisa PDK-ja propozon shkuarjen në zgjedhje nëpërmjet shpërbërjes së Kuvendit, AAK-ja është kundër shpërndarjes së Kuvendit dhe insiston në dorëheqjen e kryeministrit Kurti.
“Është paska e paimagjinueshme të pritet shpërndarja e Kuvendit, kur për debat për tri vjet të qeverisë ka aq pak deputetët në sallë, e lërë me të mendohet për një situatë e cila do të nënkuptonte përfundimin e punës së Legjislaturës së tetë.”,- u shpreh kryetarja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila.
“Ju bëjmë thirrje edhe njëherë të gjitha subjekteve politike, në veçanti subjekteve politike parlamentare që të reflektojnë mbi kërkesën e PDK-së, e që është hapja e rrugës për zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes së Kuvendit. Duhet lexuar edhe vetë lëvizja e kryeministrit. Fakti që i ka hapur rrugë mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit, kjo tregon që kryeministri po i hap rrugë zgjedhjeve të reja apo krijimit të një qeverie të re.”- ka deklaruar kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
“Ne do të presim herët ose vonë kapitullimin e tij përmes dorëheqjes. Pra ka vetëm vonim se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit të kryeministrin me opozitën. Debati do të ndodhë, është i protokolluar.”,- theksoi kryetari i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
