Botë
Situata në Gazë, e rënduar, Izraeli me sulme të reja, palestinezët zhvendosen
24.05.2024 16:36
Izraeli nuk tërhiqet nga vendosja e forcave shtesë në qytetin jugor Rafah....

Izraeli nuk tërhiqet nga vendosja e forcave shtesë në qytetin jugor Rafah. Ndërkohë që më shumë se 900.000 palestinezë janë zhvendosur vetëm në dy javët e fundit dhe tani nuk kanë strehim, ushqim, ujë dhe ilaçe. Hamasi do të pësojë sulm të rëndë, paralajmëron resoni i mbrojtjes së Izraelit.
“Po i përforcojmë hapat tonë në Rafah. Ky operacion do të rritet me më shumë forca në tokë dhe në hapësirën ajrore, duke i arritur qëllimet tona që fuqishëm ta sulmojmë Hamasin, ushtarakisht ta dobësojmë dhe t’i kthejmë pengjet në shtëpi.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant.
Kryeministri izraelit, Netanjahu, i bindur se janë shkatërruar qindra operacione të Hezbollahut, duke paralajmëruar plane befasuese për armikun.
“Kemi detaje të rëndësishme, për më tepër edhe befasuese, plane që nuk i ndajmë me armiqtë, por fokusohen në kthimin e sigurisë në veri dhe e dyta, kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre të sigurtë.”, - theksoi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Netanjahu me mesazh për Spanjën Irlandën dhe Norvegjinë, se njohja e tyre e Palestinës për shtet do të ketë pasoja të rënda. E për shefin e diplomacisë së BE-së, njohja nuk është dhuratë për Hamasin.
“Kur një shtet sjell vendim që ta përkrahë shtetin e Palestinës, këtë Izraeli e shpall për sulm anti-semit. Të mos i përziejmë punët. Menaxhmenti i Palestinës nuk është Hamasi, kjo nuk është dhuratë. Pozicioni zyrtar i BE-së është që ta mbështesë krijimin e dy shteteve.”, - u shpreh shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Ndërkohë, bisedimet për paqe zhvendosen në Evropë. Drejtori i CIA-s, Barns, dhe kryeministri i Katarit, Al- Tani, do të përpiqen t’i zhbllokojnë pikat që mundësojnë marrëveshje përfundimtare mes Izraelit dhe Hamasit, me ç’rast do të ndaleshin tensionet në këtë rajon. Në anën tjetër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të vendosë mbi kërkesën urgjente të Afrika e Jugut, që Izraeli të përfundojë ofensivën e tij në Rafah.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
