Botë

Situata në Ukrainë, Rusia shton sulmet në pjesën lindore të Ukrainës

24.05.2024 17:00

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj qytetit të rëndësishëm strategjik dhe objektivave të tjera në lindje të Ukrainës...

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj qytetit të rëndësishëm strategjik dhe objektivave të tjera në lindje të Ukrainës, duke përfituar nga fakti se disa njësi ukrainase u devijuan për të luftuar sulmin e papritur të  saj të ri në rajonin verior të Kharkiv. Por, edhe Ukraina ka lëshuar gjithashtu valë dronësh ajror dhe detar, duke goditur rafineritë ruse, depot e naftës, fushat ajrore dhe portet. Ukraina thotë se deri më tani  i ka menaxhuar burimet e saja të vogla me efikasitet të mjaftueshëm për të penguar Rusinë në çdo hap, por presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, vazhdon me apel për ndihmë municioni, në mënyrë që ta përfororcojnë mbrojtjen territoriale të Ukrainës. Paralajmëron valë të mëtejshme sulmesh në Harkiv.
 
“Terroristët rus duan t’i djegin dhe zhdukin të gjitha sferat e jetës dhe kjo po ndodh për shkak se Ukraina akoma ka kufizime në mbrojtjen e saj. Mungon sistem për mbrojtje kundërajrore që realisht ekzistojnë në botë.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Ndërkohë, kreu i Shërbimit Federal i Sigurisë Ruse, Aleksandër Bortnikov, ka akuzuar Ukrainën për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist të 22 prillit në sallën e koncerteve “Crocus City” në rajonin e Moskës. “Hetimi është duke u zhvilluar, por tashmë është e sigurt të thuhet se inteligjenca ushtarake e Ukrainës është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm”, ka thënë  Bortnikovi në një takim të krerëve të agjencive të sigurisë dhe shërbimeve speciale të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura. Ai thekson se të gjitha rrethanat e krimit do të vërtetohen dhe të gjitha palët fajtore do të dënohen.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU