Ekonomi
Bislimovski paralajmëron tarifë të lirë edhe për një orë për amvisëritë
24.05.2024 18:08
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë paralajmëron se po punohet për plotësimin e tarifës së lirë...

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë paralajmëron se po punohet për plotësimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike për amvisëritë edhe për një orë shtesë.
Bislimovski thotë se tani duhet bërë një analizë reale për të treguar nëse ekziston mundësia që tarifa e lirë e energjisë elektrike të zgjatet për një orë, përkatësisht deri në orën 16:00. Sipas tij, zvogëlimi i importit të energjisë elektrike bëhet për shkak të prodhimit të termocentraleve fotovoltaike.
“Po zgjerojmë tarifën e lirë për të përfituar nga çmimi i lirë i energjisë elektrike në këto periudha. Gjithashtu, me atë sinjal që i dërgojmë EMV-së dhe EVN Home, për të blerë energji elektrike në ato periudha, veçanërisht EVN Home, do të ofrojmë një çmim më të ulët të energjisë elektrike, që është shumë e mundur të na mundësojë ulje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëri.”, thotë Bislimovski për “Radio Evropa e Lirë”.
Aktualisht tarifa më e lirë e energjisë elektrike është nga ora 13:00 deri në orën 15:00.
