Maqedoni

Parashikimi i motit

25.05.2024 11:30

Kjo e shtunë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, pasi në zonat veriore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të dendura....

Kjo e shtunë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, pasi në zonat veriore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të dendura.
 
Në vendet që do të ketë vranësira, pritet gjithashtu të ketë reshje shiu. Vranësirat pritet të përfshijnë gjatë ditës të gjithë territorin e vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi 
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 28°C.
 
Në Shkup me diell dhe ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare nga pasditja me kushte jostabiliteti, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28°C.