Maqedoni

Bisedimet për qeverinë e re, Stoilkovski: Negociatat janë në një fazë të avancuar

25.05.2024 14:24

VMRO - DPMNE dhe VLEN ende nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare për formimin e përbërjes së re qeveritare...

VMRO - DPMNE dhe VLEN ende nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare për formimin e përbërjes së re qeveritare. Grupet punuese e të dy koalicioneve vazhdojnë bisedimet deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare për bashkëqeverisje. Kështu tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski, sipas të cilit, negociatat deri në këto momente mes tyre dhe VLEN-it i vlerësoi se kanë arritur në fazë të avancuar, mirëpo deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ata nuk do të shpalosin detaje rreth këtyre bisedimieve.
 
“Për momentin, ajo që mund të thuhet është se negociatat janë në një fazë të avancuar, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin kur do mund të shpallet zyrtarisht, ne nuk do të kumtojmë detaje. Është duke u diskutuar edhe për resoret që janë të natyrës ekonomike dhe politike, por më e rëndësishme është që të pranojnë parimet e qeverisë dhe dispozitat e përgjithshme programore.”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski.
 
Stoillkovski: u kushtojmë vëmendje kuadrove që propozohen 
 
Bisedimet mes dy grupeve të punës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijm. Në këto bisedime, siç tha Sotillkovski VMRO-DPMNE i  kushtohen vëmendje e veçantë cilësisë së ndarjes së ekzekutivit, përzgjedhjes së kuadrove cilësore si dhe ndarjes së kulaçit ekzekutiv në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar VMRO-DPMNE, dhe në asnjë formë nuk do të pranojnë kushtizime nga asnjë subjekt politik, sqaroi Stoillkovski. 
 
“Procesi i negociatave bazohet në parimet tashmë të vendosura parasegjithasht për procesin eurointegrues, lufta kundër krimit dhe korrupsionit si dhe nevoja për të pasur reforma për zhvillim të përshpjetuar ekonomik. Në këtë kontekst VMRO-DPMNE bën kujdes edhe për zgjidhjeve personale të cilat po propozohen në bisedimet të koalicioneve, të cilat të njëjtat nuk duhet të kompromitohen apo kushtizohen në asnjë formë dhe të jenë të përkushtuar në punët dhe reformat që do të vijojnë.”, tha Stoillkovski.
 
Nga koalicioni VLEN të përmbajtur me detaje se cilat ministri eventualisht do tu takojnë atyre.  Lëvizja “ E Di “ e Maksim Dimitrievskit është subjekti i tretë politik të cilit pritet t’i ofrohen negociata për përfshirjen e tyre në koalicionin qeverisës. 
 
“Ende nuk kemi pranuar ofertën për bisedime, kur do të arrijë oferta fillimisht do të bisedohet për harmonizimin e platformës politike dhe parimet e funksionimit të qeverisë së re.”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. 
 
Në përbërjen e re parlamentare, koalicioni “Maqedonia juaj” i  udhëheqëur nga VMRO-DPMNE ka 58 deputetë, koalicioni “Për një të ardhme evropiane” të LSDM-së 18 deputetë, koalicioni i “Frontit Evropian” i udhëhequr nga BDI 18 deputetë, VLEN 14, dhe e E Majta dhe Lëvizja “E Di” nga gjashtë deputetë.
 
REXHEP QAMILI