Botë
Rrëzohet avioni në Britani, ekuipazhet e emergjencës në vendngjarje
25.05.2024 18:52
Një avion ushtarak është rrëzuar në një fushë në Lincolnshire të Britanisë së Madhe, thotë policia....

Një avion ushtarak është rrëzuar në një fushë në Lincolnshire të Britanisë së Madhe, thotë policia.
Ekuipazhet e urgjencës ndodhen në vendngjarje në Coningsby pas raportimeve se avioni u rrëzua pak para orës 13:20.
Një zëdhënës i policisë së Lincolnshire tha se një “avion me një pasagjer” besohet të jetë rrëzuar dhe askush tjetër nuk mendohet të ketë qenë i përfshirë.
Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore tha se ishte në dijeni të incidentit, por nuk ishte i përfshirë pasi ishte një hetim ushtarak.
Është raportuar se është rrëzuar një Spitfire i cili po merrte pjesë në një event përkujtimore të Betejës së Britanisë.
