Maqedoni
Parashikimi i motit
26.05.2024 11:11
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në nisje të ditës me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente, por me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu në formën e shtrëngatave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë 8°C, ndërsa maksimalja do të shkojë në 27°C.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme, pasdite jostabile në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 26°C.
