Botë

Zubin Potok, sulmohet me granatë stacioni policor

14.04.2015 12:29

Një granatë dore është hedhur mbrëmë rreth orës 23:00 në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok...

Një granatë dore është hedhur mbrëmë rreth orës 23:00 në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
 
Burime të “KosovaPress”-it bëjnë të ditur se persona deri tani të panjohur kanë lënë edhe një porosi me shkrim në oborrin e këtij stacioni policor, ku shkruan “stop Polici e Kosovës dhe EULEX– tradhtarë”.
 
Mësohet po ashtu se nga ky shpërthim janë dëmtuar katër automjete të policisë. 
 
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar incidentin për “KosovaPress”, duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij sulmi.
 
Ai ka konfirmuar po ashtu edhe porosinë me shkrim që dyshohet ta kenë lënë autorët e këtij shpërthimi.