Ekonomi
Standardi i jetesës, çmime të larta, paga të ulëta
26.05.2024 13:31
Rënia e standardit të jetesës dhe rritja e çmimeve, akoma vazhdojnë të jenë ndër çështjet më shqetësuese....

Rënia e standardit të jetesës dhe rritja e çmimeve, akoma vazhdojnë të jenë ndër çështjet më shqetësuese për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Pakënaqësinë e tyrë, qytetarët e shprehën në anketën tonë, duke thënë se shpenzimet janë të papërballueshme, krahas të ardhurave të ulëta që marrin.
“Më shumë janë rritur… çmimet janë rritur 80% më shumë… 400 euro e marim rrogën ndërsa harxhimet i kemi 700-800 euro… rrogat s’i kan hyp hiç, rin në vend, ndërsa malli shkon përpjetë. 120 denarë janë qershitë, kur ka qenë kështu, ka qenë 50 den, 30 den ka qenë, 120 den është turp.”, u shpreh nje qytetar.
“Çmimet po hypin lartë, ndërsa rrogat po zbersin poshtë. Nuk ka standard, ska asgjë. Të gjitha artikujt në treg kanë rritje, mishi më së shumti. Duhet të kemi rritje të rrogave dhe zbritje të çmimeve të tregut.”, tha nje qytetar.
“Prej tregut po vij, s’ka qenë kështu përpara, janë rrit çmimet shumë. Shumë shtrenjtë. Para pandemisë s’ka qenë kështu, pas pandemisë u bë kështu, katastrofë.”, u shpreh nje qytetar.
“Standardet janë katastrof, çmimet janë shumë të larta, pagat shumë të ulëta.”, tha nje qytetar.
Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare neto për muajin mars ishte 40.496 denarë. Indeksi i pagës mesatare mujore neto e paguar për punonjësit në muajin mars, krahasuar me marsin e viti 2023, është rritur për 16%.
“Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i rritjes së pagës neto për punonjësit në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (21.9%), Administratë publike dhe mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme (21,3 %) dhe arsimi (20,5 %). Rritje e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin e mëparshëm, është vërejtur në sektorët: miniera dhe gurore (7.8%), Objektet hotelierike dhe e shërbimit ushqimor (7.3%) dhe industria përpunuese (6.2%)”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Nga ana tjetër vlera e shportës minimale sindikale për majin 2024 është 60.090 denarë. Kjo i bie së për një familje katëranëtarëshe duhen së paku 1 mijë euro për ta kaluar muajin.
Statistikat, të cilat i ka publikuar Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, sa i përket pagave në krahasim me vendet e rajonit, thonë se jemi të fundit. Shqipëria e parafundit, duke kryesuar Sllovenia.
BELINDA KOKA ADEMI
