Maqedoni

Kumanovë, vijojnë aplikimet për mbështetjen e bujqëve

26.05.2024 15:28

Nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë me seli në Kumanovë...

Nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë me seli në Kumanovë, bëjnë të ditur se janë duke rrejdhur pa problem aplikimet për ndihmë e mbështetje financiare për buqjit, mjete këto të siguruara nga Programi për zhvillim rural. Nga këtu njoftojnë se për dallim nga vitet paraprake, nga ky vit ka rritje të çmimeve sa i përket kulturave të ndryshme të bujqësisë e blegtorisë.
 
“Fillojmë nga kulturat drithërore të cilat subvencionimin bazorë e kanë 6 mijë denar për hektarë, ndërsa nëse përdorin farë të certifikuar të blerë aty përfitojnë edhe 7 mijë denarë që do kapë shumën 13 mijë denarë, nëse të njejtit prodhimin e dorëzojnë në kapacitete përpunuese e grumbulluese atëher i përfitojnë edhe 6 mijë denarë për hektar e cila shumë nuk ka qenë më parë, këtu kemi edhe kultura të tjera si për shembull luledielli që prodhohet më pak, por që baza është 6 mijë denarë si dhe 4.500 denarë përfitim nëse i shesin në kapacitete grumbulluese apo përpunuese.”, u shpreh Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje dhe zhvillim të bujqësisë.
 
Ramadani gjithashtu na njoftoi se ngritje të subvencioneve kemi edhe tek produktet sa i përkasin kulturave perimore.
 
“Tek kulturat perimore, ku hyjnë, specat, domatet, trangujt etj, në kushte normale 10 mijë denarë është pagesa për hektarë, ndërsa nëse dorëzohen në kapacitete përpunuese atëherë i përfitojnë edhe 20 mijë denarë për hektarë, por që duhet të dorëzohen më së paku 20 ton speca, 15 ton domate etj.”, theksoi Ramadani.
 
Xhabir Ramadani, u bënë thirrje të gjithë bujqëve e blegtorëve që të respektojnë afatet për aplikimin për përfitimin e subvencioneve, ku të njetit aplikimet mund ti kryjenë përmes formës online. Nga kjo Agjenci, na informuan se më së shumti aplikues për përfitimin e këtyre granteve ka nga bujqit e fshatrave të Komunës së Kumanovës, por vërehet interesim edhe nga bujqit fshatrave të Komunave të Likovës dhe Nagoiriçit të Vjetër.
 
FATLUM AQIFI