Botë
Izrael, Hamasi lëshon raketa drejt zonës së Tel Avivit
26.05.2024 17:08
Hamasi ka lëshuar raketa drejt Tev Avivit për të parën herë në gati 4 muaj...

Hamasi ka lëshuar raketa drejt Tev Avivit për të parën herë në gati 4 muaj, duke aktivizuar sirenat paralajmëruese në qytetin Izraelit. Krahu ushtarak i Hamasit mori përgjegjësinë për sulmet.
Burime ushtarake izraelite kanë njoftuar se tetë raketa u hodhën nga qyteti i Rafah në Gazën jugore, ku Izraeli vazhdon operacionin e tij ushtarak, pavarësisht një vendimi të fundit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që urdhëroi ndalimin e tij. Sipas autoriteteve shëndetësore, dy gra kanë mbetur të plagosur lehtë teksa po nxitonin për në strehimore. Raportohet se disa raketa u kapën nga sistemi i mbrojtjes kundër raketave të Izraelit. Hera e fundit që Tel Avivi u sulmua me raketa nga Rripi i Gazës ishte më 29 janar.
Ndërkohë, mbrëmë në Tel Aviv kanë shpërthyer përleshjet mes policisë izraelite dhe protestuesve të cilët u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar kthimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, dhe dorëheqjen e kryeministrit izraelit Netanjahu.
Ndërkohë, Forcat ushtarake izraelite vazhduan sulmin e tyre në Rafah, një qytet në jug të Rripit të Gazës. Agjencia palestineze e lajmeve raportoi gjithashtu sulme në kampin Jabna në Rafah. Rreth 900,000 njerëz janë larguar nga Rafah që nga fillimi i operacionit ushtarak tokësor izraelit në zonë më 5 maj. 81 persona janë vrarë dhe 223 janë plagosur si rezultat i operacioneve ushtarake izraelite në Gaza në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Numri që nga 7 tetori, sipas ministrisë, tani është 35,984 të vrarë në Gaza, me 80,643 të plagosur.
Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve ishte paralajmëruar për një kohë të shkurtë.Bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit kanë ngecur për muaj të tërë, me të dyja palët që nuk arritën një marrëveshje për dallimet mbi kërkesat kryesore.
