Maqedoni
Parashikimi i motit
27.05.2024 09:02
Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri ditën e enjte...

Dita e hënë parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe erë të dobët nga drejtimi verior. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima. Pasdite do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 28°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.
