Maqedoni
Shkup, sanksionohen 100 shoferë
27.05.2024 09:53
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit...

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 masa, ndër të cilat 23 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor i kuq, 8 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 22 masa për kundërvajtje të bëra nga motoçiklistët.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet nga qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
