Maqedoni
KShZ vendos për kundërshtimin e Frontit Evropian
27.05.2024 10:40
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të marrë vendim për kundërshtimin e koalicionit “Fronti Evropian”, më së voni deri në orën 19:00....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të marrë vendim për kundërshtimin e koalicionit “Fronti Evropian”, më së voni deri në orën 19:00.
Nëse kundërshtimi refuzohet, ekziston mundësia ligjore për të paraqitur padi në Gjykatën Administrative brenda 24 orëve, e cila, nga ana tjetër, duhet të marrë vendimin përfundimtar brenda 48 orëve. Koalicioni “Fronti Evropian” ka paraqitur kundërshtim në KShZ për rivotimin e vendit zgjedhor 2101 në fshatin Llërc të komunës së Zhelinës. Me rivotimin e kësaj qendre votimi, koalicioni “Fronti Evropian”, i udhëhequr nga BDI-ja, humbi një deputet, ndërsa koalicioni VLEN fitoi një më shumë.
