Botë
Konflikti Rusi – Ukrainë, vazhdojnë sulmet me dronë në Ukrainë
27.05.2024 11:25
Vazhdojnë sulmet në Ukrainë. Forcat ruse shënjestruan Kievin dhe Hersonin...

Vazhdojnë sulmet në Ukrainë. Forcat ruse shënjestruan Kievin dhe Hersonin, ndërsa ushtria ukrainase granatoi pjesën lindore të vendit, e cila kontrollohet nga Moska.
Ushtria ruse pretendon se ka shkatërruar dronët ukrainas mbi territorin rus. Zelenski paralajmëroi se Rusia po mbledh një grup tjetër trupash pranë kufirit dhe po përgatitet për një përpjekje të re ofensive. Bisedimet në ShBA për lejimin e Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi pasqyrojnë dëshpërimin e Perëndimit, tha ministri i Jashtëm rus, Lavrov. Ndërkohë, Uashingtoni ka konfirmuar pjesëmarrjen në një samit të paqes në Zvicër në mes të qershorit.
